IFLA

As of 22 April 2009 IFLA has a totally redesigned new website

This old website and all of its content will stay on as archive – http://archive.ifla.org

IFLANET home - International Federation of Library Associations and InstitutionsActivities and ServicesSearchContacts


Komiteti mbi të drejtat e autorit dhe çështje të tjera ligjore

Parime lidhur me bibliotekën për programin e zhvillimit ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale

Janar 2005

Qëllimi 1: Një fushë publike e shëndoshë për të siguruar mundësi të reja për krijim, kërkim dhe shkollim.

1.1. Çdo vepër e krijuar nga autoritetet qeveritare duhet të jetë në zotërim publik.

1.2. Veprat publike që rrjedhin nga kërkime me fonde qeveritare duhet të jenë të arritshme nga publiku pa pagesë brënda një kohe të arsyeshme.

1.3. Faktet dhe materialet në pronësi publike dhe veprat të cilave iu mungon krijimtaria nuk duhet te jenë objekte të të drejtës së autorit ose të drejta te tjera mbrojtese te ngjashme.

1.4. Në përputhje me Konventën e Bernës afatet e të drejtës së autorit duhet të jenë sa jeta e autorit plus 50 vjet. Afatet e të drejtës së autorit nuk duhet të kenë prapaveprueshmeri.

Qëllimi 2: Programet dhe shërbimet efektive të bibliotekës si mjet për të fituar dije.

2.1. Një bibliotekë mund të bëjë kopje të veprave të publikuara ose të papublikuara në koleksionin e saj për qëllim ruajtjeje ose kthimi në një format tjetër.

2.2. Një vepër që është blerë ligjërisht nga një bibliotekë mund t'i jepet me qira te tretëve pa paguar taksa të tjera për transaksionet.

2.3. Një vepër e blerë rregullisht nga një bibliotekë ose institucion tjetër mund te lidhet në rrjet në mbështetje të mësimdhënies në klasë ose edukimit në distancë në mënyrë që të mos cënojë të drejtat e mbajtësit.

2.4. Si subjekt i kufizimeve të rastit, një bibliotekë mund të bëjë kopje të veprave në mbështetje të mësimdhënies në klasë.

2.5. Bibliotekat mund ta kthejnë materialin në një formë tjetër për t'ia mundësuar personave me aftësi të kufizuar.

2.6. Në mbështetje të ruajtjes, edukimit ose kërkimit bibliotekat dhe institucionet edukuese mund të bëjnë kopje te veprave me të drejtë autori por që nuk janë ende objekte të përdorimit tregtar.

Qellimi 3: Nivelet e larta të krijimtarisë dhe zhvillimi teknologjik si rezultat i kërkimeve dhe studimeve personale.

3.1. Ligjet e të drejtës së autorit nuk mund të ngadalësojnë zhvillimin teknologjik atje ku teknologjia në fjalë në thelb nuk ka përdorim dëmtues.

3.2. E drejta e autorit për çështje personale ose nga përdorues individualë duhet të lejohet për kërkime ose studime personale.

3.3. Duhet të bëhet e lejueshme të merren masa ruajtjeje teknologjike me qëllim që përdorimi i veprave të mos jetë i dëmshëm.

Qellimi 4: Harmonizimi i të drejtës së autorit.

4.1. Qëllimet dhe parimet e vendosura në këtë dokument nuk mund të tejkalohen nga marrëveshje dy ose me shumë palëshe.

4.2. Qëllimet dhe parimet e vendosura në këtë dokument janë deklarime të rëndësishme të parimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk mund të ndryshohen me kontratë.


* Parimet e mësipërme u zhvilluan në Dhjetor 2004 dhe u miratuan fillimisht nga shoqatat e mëposhtëme te bibliotekave: American Association of Law Libraries, American Library Association, Association of Research Libraries, International Federation of Library Associations and Institutions, Medical Library Association, and the Special Libraries Association. Këto parime u përgatitën për diskutim në Organizatën Ndërkombëtare Të Pronës Intelektuale në lidhje me impaktin e mbrojtjes së pronës intelektuale në zhvillimin ekonomik dhe rëndësinë e përjashtimit nga e drejta e autorit për bibliotekat, institucionet edukuese dhe te paaftët. Këto parime nuk kanë si qëllim të shërbejnë si gjuhë ligjore dhe për këtë nuk janë kufizime dhe cilësime të cilat duhet të shfaqen dhe në këtë gjuhë.
Janar 26, 2005